DYLON

Kosova, lidere e rajonit në luftimin e ekstremizmit fetar

Avatar photo Redaksia

Pranimi i Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore si pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet, në të gjitha nivelet në mënyrë të barabartë është sinjali më i mirë për rajonin dhe më gjerë se Kosova është bërë eksportuese e paqes dhe stabilitetit.

Kështu ka deklaruar në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

EkoHigjiena

“Pranimi i Kosovës si vend pjesëmarrës në këtë forum duhet të shërbejë si shembull edhe për forumet tjera, ku Kosova synon të anëtarësohet.

Ne i bëjmë thirrje edhe vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimi të Evropës Jug-Lindore që të mbështesin Kosovën në anëtarësimin në organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare, ku synojmë të aderojmë”, ka thënë Thaçi.

Një konfirmim i rolit të Kosovës në rajon, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, do të jetë edhe konferenca e radhës e ministrave të jashtëm dhe të infrastrukturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i samitit të Berlinit dhe si përgatitje për samitin e Vjenës, i cili do të mbahet në Prishtinë më 25 mars.

“Pasi siguria është një nga temat kryesore të këtij takimi, sot Kosova njihet si lider në rajon në luftimin e radikalizmit, ekstremizmit fetar dhe terrorizmit”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi.

Ai ka kërkuar anëtarësim në të gjitha institucionet e rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, ndër to edhe në institucionet e sigurisë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi i ka inkurajuar të gjitha vendet e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Jug-Lindore që të njohin përparimin e arritur nga Kosova dhe të vazhdojnë të përkrahin përfshirjen e vendit tonë në të gjitha proceset dhe nismat në rajon dhe më gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.