Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se kanë filluar punët në projektin e Lugut të Verdhë.
I pari i komunës ka treguar poashtu se së shpejti do të fillojë edhe projekti i amfiteatrit të hapur dhe fushës së sportit.
“A po e zbulojmë një surprizë?
Shumë i lumtur që filluan punët në projektin e Lugut të Verdhë, projekt i cili do të bëhet një nga atraksionet më të mëdha turistike në Kosovë.
Por, bashkë me këtë super lajm po e prezantojmë projektin e amfiteatrit të hapur dhe fushës së sportit.
Shtegu në natyrën mahnitëse, litari rrëshqitës, amfiteatri i hapur me fushën e sportit janë vetëm faza e parë, sepse kemi edhe shumë për të treguar”, ka shkruar Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/