Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, kanë vizituar disa nga familjet të cilët në vitet e 90-ta ofruan shtëpitë e tyre si shkolla për nxënësit.
I pari i komunës duke i falënderuar për veprën e tyre ka thënë që do të punohet më shumë në sigurimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.
“Pikërisht në Ditën e Mësuesit, vizituam ata që kontribuan më së shumti gjatë viteve të 90-ta, duke ofruar shtëpitë e tyre si shkolla për nxënësit, të cilëve iu mohohej e drejta për shkollim nga regjimi serb.
I falënderova dhe u tregova se sa frymëzuese është vepra e tyre për ne, që të punojmë shumë në sigurimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.
Urime 7 Marsi për të gjithë mësuesit!”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/