Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se tri asete të Komunës së Kamenicës, të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik, do t’i nënshtrohen ndërhyrjes konservuese – restauruese në kuadër të Projektit “Masat preventive – intervenime emergjente” i implementuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, këto monumente do të marrin trajtim të duhur për të siguruar ekzisitimin e tyre të mëtutjeshëm.
“Tri asete të Komunës së Kamenicës, të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik, do t’i nënshtrohen ndërhyrjes konservuese – restauruese në kuadër të Projektit “Masat preventive – intervenime emergjente” i implementuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës:
1. Xhamia e Meshinës në Meshinë, në shumën prej 27,359.00 €;
2. Shtëpia e banimit e Jusuf Ademit në Leshtar, në shumën prej 64,645.00 €; dhe
3. Shtëpia e Rahim Sadikut (Shtëpia ku u strehua Mulla Idriz Gjilani) në Gjyrishec, në shumën prej 152,301.00 €.
Këto monumente, të cilat për një kohë të gjatë i janë nënshtruar rrezikut të dëmtimit ose të shkatërrimit të plotë, do të marrin trajtim të duhur për të siguruar ekzistimin e tyre të mëtutjeshëm, si vlera të rëndësishme kulturore e historike të Komunës së Kamenicës dhe më gjerë”, ka njoftuar Kryetari Rahimaj./2LONLINE/