Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj përmes një postimi në profilin e tij ka bërë me dije për projektet të cilat do të mbështeten nga buxheti i Republikës së Kosovës për komunën e Kamenicës gjatë vitit 2022.
Postimi I tij:
Sot me shumicë votash u miratua buxheti për vitin 2022, i cili është më i madhi ndonjëherë në historinë e Kosovës.
E falënderojmë deputeten Arta Bajralija e cila i ka dërguar amendamentet të cilat i kemi shqyrtuar së bashku. Më pas, këto projekte u përkrahën nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere, e të cilat do të fillojnë brenda vitit 2022.
Projektet për Kamenicën janë:
Ndërtimi i Kolektorëve për ujëra të zeza në Hogosht dhe Shipashnicë.
Ndërtimi i çerdhes në fshatin Koretin.
Asfaltimi i rrugës Varrezat e Dëshmoreve – Jallaqë – 8 KM.
E falënderojmë Qeverinë e Kosovës, Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ky është vetëm fillimi, ditë të mira na presin. /2LONLINE/