Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me koordinatoren e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Këshillit të Evropës, Tankut Soykan dhe bashkëpuntorët e tij, Sakive Jasharin dhe Besim Shkolillin.
I pari i komunës ka thënë se në këtë takim është diskutuar rreth programit ROMACTED, program ky që ka për qëllim promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komunitetit rom në nivel lokal.
“ROMACTED është program që implementohet nga zyrat e Këshillit të Evropës, në Shqipëri, BeH, Mal të Zi, Turqi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.
Njëra nga komunat e zgjedhura për implementim është edhe komuna e Kamenicës.
I falënderova për kontributin e dhënë, si dhe u tregova që jemi të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai. /2LONLINE/