Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin për Trashëgimi Kulturore, Petrit Matoshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GUIDEKS – Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për përfshirjen e Komunës së Kamenicës në hartën turistike kosovare, promovimin e aseteve të Kamenicës në GuideKS dhe nëpërmjet tyre edhe në rrjetin e guidave evropiane, si dhe për mundësinë e trajnimit dhe certifikimit të të rinjëve kamenicas për guida turistike.
I pari i komunës, Kadri Rahimaj ka thënë se do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në mënyrë që Kamenica të promovohet sa më shumë dhe të tërheq vizitorë të vendeve të tjera.
GUIDEKS, është shkurtesa e Shoqatës së Guidave Turistike të Kosovës dhe përfaqëson organizimin ombrellë të të gjithë guidave turistike në vendin tonë, atë të profilit kulturor dhe natyror. GUIDEKS është organizata e parë anëtare e këtij profili në Kosovë dhe ka një gamë të gjerë anëtarësimi në shumë komuna të Kosovës me më shumë se 70 anëtarë. GUIDEKS është gjithashtu përfaqësuesi i vetëm kombëtar nga Kosova në FEG (Federata Evropiane e Shoqatave të Guidave Turistike). /2LONLINE/