DYLON

Gjilan: Tre të dyshuar arrestohen për gjueti të paligjshme

Gjilan: Tre të dyshuar arrestohen për gjueti të paligjshme
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se  janë arrestuar  tre të dyshuar për veprën penale “Gjueti e paligjëshme”

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, i ka thënë Portalit 2LONLINE.com, se tre persona nga komuna e Vitisë kanë dalë në gjueti në fshatrat e rrethit të Zhegrës në ditën kur gjuetia ishte e ndaluar dhe dyshohet se i kishin vra tre derra të egër.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës është njoftuar dhe njësiti policor nga stacioni Zhegër i ka arrestuar tre të dyshimtit të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Ndaj tyre prokurori ka ngrit kallëzim penal ” Gjueti e kundërligjshme” dhe nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një leje e armës”, ka thënë zëdhënësi  Hashani

Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor në procedurë të rregullt.

Përndryshe, mësohet se Shoqata e Gjuetarëve “Agim Ramadani”, nga Gjilani, respekton periudhën e ndalimit të gjuetisë dhe se anëtarët e saj janë aktiv në kontrollimin e terrenit, monitorojnë në vazhdimësi dhe japin kontributin e tyre në parandalimin e gjuetisë së paligjshme.  /2LONLINE/