Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se në Kamenicë po realizohet projekti më i madh turistik, Lugu i Verdhë.
I pari i Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesin nga Komuna e Artanës, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Lugu i verdhë/Green Valley”.
Kryetari Rahimaj ka theksuar se Kamenica do të bëhet një nga atraksionet më të mira turistike në Kosovë.
“Lajmi i muajit: Po realizohet LUGU I VERDHË/GREEN VALLEY, projekti më i madh turistik në Kamenicë. Jemi rrugës që Kamenicën ta bëjmë një nga atraksionet më të mira turistike në Kosovë. Në Green Valley do të bëhet mundur që të realizohen këto aktivitete: Çiklizëm/7km, Hiking, Piknik dhe grill në hapësirë të dedikuar, Shteg për ecje në mes të natyrës mahnitëse, Ecje mbi liqenin, Ecje përgjatë kanionit, Fruta të ndryshëm natyral, Vizitë shkëmbit të Busavatës dhe shpellës brenda tij, Not në Liqenin e Rubovcit, Peshkim, Lundrim me varkë, Kënde për lojëra të fëmijëve, Ambient fantastik për kamping”, ka thënë Rahimaj,
Sipas tij, këto dhe shumë të tjera, vijnë nga 400,000 euro investim nga MAPL për projektin më të madh turistik në Komunën e Kamenicës deri më sot.
Bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesin nga Komuna e Artanës, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Lugu i verdhë/Green Valley”. Për përkushtimin e jashtëzakonshëm për gjithë projektin, e falenderoj Drejtorin e Urbanizmit Uran Berisha”, ka thënë në fund, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. /2LONLINE/