DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i Vitisë priti në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në takim me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë.

Përfaqësuesit ushtarak të KFOR-it, kanë shfrytëzuar rastin për ta falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që në aktivitete të ndryshme që zhvillohen brenda komunës, ekipet e KFOR-it të jenë prezent, e veçanërisht për ditën e mërgimtarëve e cila mbahet me 1 gusht.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari Haliti tha se në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore, artistike, letrare e të tjera që organizohen për nderë të bashkatdhetarëve tanë, është edhe 1 gushti – dita e mërgimtarëve.

“Në këtë ditë, e cila organizohet pikërisht për qytetarët tanë të cilët punojnë dhe veprojnë në shtetet e huaja, e të cilëve iu jemi çdoherë falënderues, natyrisht që jeni të mirëseardhur edhe ju si ekip monitorues në Viti, të jeni pjesë e këtij aktiviteti”, tha Haliti.

Ai më tej theksoi se komuna e Vitisë, do të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in amerikan, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.