Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nëpëmjet llogarisë së tij në facebook ka njoftuar se Komuna e Kamenicës në bazë të matjeve nga raporti i KDI-së, ka shënuar ngritje për 19 pozita në fushën e transparencës.
“Raporti i KDI-së për transparencë në periudhën e gjashtëmujorit të dytë, e ka rradhitur përsëri Komunën e Kamenicës në top 5, por me ngritje në pikë”-ka thënë Rahimaj.
Kamenica Open Data, është një nga projektet e radhës në shërbim të transparencës. Synojmë që së shpejti të jemi me pikë maksimale në vendin e parë, ka shtuar ai. /2LONLINE/