Kuvendi Komunal i Gjilanit do të vazhdojë sot punimet e seancës së shtatë të rregullt me pikat e parapara, duke përfshirë këtu edhe raportin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për periudhën janar-qershor 2020, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në fakt, kjo pikë e rendit të ditës ishte paraparë për seancën e kaluar, por për shkak të mungesës së kryetarit, grupet e këshilltarëve të partive politike, pjesë e Kuvendit, ishin dakorduar që kjo pikë të lihet për një ditë tjetër, kur do të parashihej të vazhdojë seanca, me prezencën edhe të të parit të komunës së Gjilanit.
Seanca mbahet sot më 5 tetor 2020, salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00.
Pikat e rendit të ditës:
1. Raporti i kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2020
2. Raporti i Auditorit për pasqyrat financiare te Komunës se Gjilanit pre vitin 2019