DYLON

Skuadrat gjilanase në Superligë: Drita shënoi fitore e Gjilani sot ballafaqohet me Arbërinë

Skuadrat gjilanase në Superligë: Drita shënoi fitore e Gjilani sot ballafaqohet me Arbërinë
Avatar photo Redaksia

Në tri ndeshje e zhvilluara në kuadër të javës së 5-të në Superligë. Drita e Gjilanit ka shënuar fitore duke e përmbysur rezultatin në Drenas, duke e mposhtur Feronikelin 1 me 2.

Feronikeli kaloi i pari në epërsi me golin e Mendurim Hotit, por në pjesën e dytë kampionia në fuqi, Drita arriti ta përmbysi rezultatin me golat e Astrit Fazliut dhe Kastriot Rexhës.

Ndërsa, skuadra kryesuese e tabelës, Ballkani ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur Drenicën në Suharekë, me rezultat bindës 5:0, derisa ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit u mbyll pa fitues me rezultat të bardhë.

EkoHigjiena

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 5-të në Superligë ,ndërmjet Gjilanit dhe Arbërisë.  ora 15:00. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.