Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje kryeinfermieren Sevdiu Kryeziun, e cila ka shërbyer për 45 vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm.
Haziri e ka nderuar Kryeziun me motivacionin “Në nderim të kontributit profëesional dhe për 45 vite në shërbim sekondar shëndetësor dhe përkushtim shembullor shëndetësor të dhënë për komunitetin.
Me të pranuar mirënjohjen, ish-kryeinfermierja tashmë në pension, Sevdije Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin e madh që ia ka bërë dhe vlerësimin e lartë për shërbimin ndaj pacientëve.