Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Pajtesa Krieziu, dje janë takuar me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Qëllimi i këtij takimi ka qenë planifikimi i ushtrimit tre ditorë që do të mbahet në muajt e ardhshëm, në territorin e komunës së Kamenicës.
Përmes këtij ushtrimi do të bëhet promovimi i bashkëpunimit dhe testimi i ndërveprueshmërisë së pjesëmarrësve në ushtrim, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta.