DYLON

Kapet i dyshuari për vjedhje nëpër xhamitë e Gjilanit

Kapet i dyshuari për vjedhje nëpër xhamitë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative është arrestuar sot personi i cili dyshohet se me 30 qershor, duke dashur qe ti sjellë vetit përfitime pasurore, me forcë ka depërtuar në xhamin e fshatit Malishevë të Gjilanit dhe nga aty  ka vjedhur një sasi të parave.

Zëdhënësi Hashani tha se po ashtu gjatë intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme se ka qenë i përfshirë edhe në tri raste tjera të “Vjedhjeve të Renda” si në Xhaminë e fshatit Kmetovc si dhe ne dy Xhamitë, në rrugën “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu” në Gjilan,

Ai tha se në të gjitha këto xhami, dyshohet se i arrestuari ka vjedhur sasi të parave në vlera të ndryshme.

EkoHigjiena

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti ndalohet për 48 ore. Rastet veç e veç procedohen në Prokurorinë themelore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.