Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me përfaqësues të Shtabit Emergjent Komunal ka pritur në takim mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Në këtë takim është diskutuar për hapat që do ndërmerren tani pas konfirmimit të disa rasteve me virusin COVID-19 në Kamenicë.
Kryetari Kastrati ka falenderuar mikrobiologun Raka për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e tij me komunën.
Njëherësh edhe mikrobiologu Lul Raka ka ofruar bashkëpunimin e tij të plotë në menaxhimin e kësaj situate.
Ndërsa kryetari Kastrati së bashku me mikrobiologun Raka si dhe gjithë stafin mjekësor lusin të gjithë qytetarët e Kamenicës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të kujdesen për vetën dhe familjen sepse kështu mund të parandalohet shpërndarja e virusit COVID-19.