DYLON

Haziri kujton martirët e Lladovës, në 21 vjetorin e vrasjes mizore

Haziri kujton martirët e Lladovës, në 21 vjetorin e vrasjes mizore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 21 vjetorin e masakrës që ndodhi në fshatin Lladovë, edhe në këto momente të pandemisë globale, ka kujtuar sakrificën që banorët ë këtij fshati kanë kaluar duke respektuar deri në gjunjëzim veprën për të rënët nga kjo masakër në vitin 1999.

“Jemi duke kaluar shumicën e kohës në organizim maksimal për parandalimin e pandemisë Covid-19, mirëpo asesi nuk mundemi dhe nuk guxojmë të harrojmë sakrificën që banorët e Lladovës dhe Karadakut kanë dhënë në luftën për liri. Aty është derdhur gjak që sot të jemi të lirë. Ai gjak është i njomë edhe sot dhe gjithmonë sa të jetë kjo jetë, sepse ata ranë në luftën për liri dhe të tillë do të mbeten vazhdimisht. Ata janë themeli I lirisë dhe gjunjëzohemi para veprës së tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

“Ky fshat, por edhe Gjilani dhe e gjithë Anamorava, gjithmonë do ta mbajnë në mend këtë ditë të tmerrit që ndodhi këtu. Rrugët e këtij fshati dhe të kësaj ane, janë rrugët e lirisë për çka u sakrifikuan martirët e Lladovës”, tha ndër të tjerash kryetari, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Përndryshe, nga regjimi serb, në Lladovë u vranë mizorisht, Beqir Mahmuti (1953), Zijadin Mahmutit (1960), Daut Mahmuti (1963), Hevzi Ajeti (1970), Ganimete Ajeti (1977) dhe Ahmetali Ajeti (1960), ky i fundit i vrarë dhe i zhdukur. Po ashtu, në Gjilan është vrarë edhe Xhemail Ymeri nga Lladova, kurse i plagosur rëndë kishte mbetur Mefail Ajeti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.