Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Ramadan Basha dhe Përgjegjësi i Inspektoratit Liridon Beqiri pritën në takim Kryeinspektorin e KPMM, Fatmir Gërguri.
Në takim u diskutua për rrjedhën e aksionit për ndërprerjen e veprimeve ilegale të operatorëve të pa licencuar, i zhvilluar ditë më parë në komunën tonë.
Aksioni u cilësua si shumë i suksesshëm dhe ky bashkëpunim do të thellohet në vazhdimësi me qëllim që të mos lejohen operime ilegale dhe të ndërpritet përgjithmonë degradimi i lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi.