Kryetari Haliti vlerëson bashkëpunimin me policinë dhe falenderon për angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar një takim me komandantin e policisë në Viti, kapitenin Afrim Halili, drejtorët e shkollave të mesme, e ku ishte e pranishme edhe drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini.
Në këtë takim, kryetari Haliti ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me organet e rendit, lidhur me aktivitetet e zhvilluar në parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla dhe njiherit ka falenderuar për angazhim.
Gjithashtu u disktutua edhe gjendja aktuale e sigurisë në përgjithësi, me theks të veçantë në institucionet shkollore, nga ku u njoftuan nga drejtorët e shkollave.