Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Stubëll.
“Aty nga afër përcolla punimet në rregullimin e fushës sportive dhe shtrimit të saj me gomë”, ka thënë ai.
Sipas tij, vetëm ditëve të fundit kanë realizuar disa projekte të tilla në lokalitetet e ndryshme dhe do të vazhdojnë të krijojnë hapësira sportive për nxënësit dhe sportdashësit. /2LONLINE/