Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë. Me këtë rast, ai e ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, Nejaz Selimin, i cili përveç që ka punësuar 25 puntorë ku kryesisht janë femra, me prodhimin e uniformave të punës, ka arritur që produktet e saj nga tekstili, ti eksportoj edhe jashtë vendit.
Përndryshe, ky biznes që është investim nga mërgimtari Nejaz Selimi nga komuna e Vitisë, me qëllim të plotësimit të kërkesave të shumta të uniformave edhe nga jashtë vendit, është duke kërkuar edhe punëtorë të rinj. /2LONLINE/