Me rastin e 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Zvicrës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin e këtij shteti dhe udhëheqësit e saj, të cilët janë ndër përkrahësit më të denjë të shtetit të Kosovës dhe mbështetjes së popullit të saj.
Haliti po ashtu ka shprehur falënderime për gjithë angazhimet dhe mbështetjen financiare që po jep Qeveria e Zvicrës, për realizimin e projekteve të gjithmbarshme në Kosovë, e që drejtpërdrejt kanë të bëjnë me mirëqenien qytetare.