Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira po vazhdojnë vizitën zyrtare në shtetin turk dhe atë me ftesën e kryetarit të komunës Turgutlusë, Cetin Akin.
Me këtë rast delegacioni vitias është pritur dje në takim nga Ali Yilmaz, Guvernator i rrethit të Turgutlusë.
Bëhet me dije se ky takim ishte shumë miqësor dhe përmbajtjesor dhe me theks të veçantë është folur për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e ekonomisë dhe kulturës dhe për investimet e mundshme të afaristëve në komunën e Vitisë.
Përndryshe ditë më parë kryetari Haliti, ka nënshkruar një dokument të bashkëpunimit të mes të komunës së Vitisë dhe Komunës Turgutlusë ku parashihet të bashkëpunohet në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë.
Deri me tani delegacioni vitias ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në shtetin turk. /2LONLINE.com/