DYLON

Vaksinohet Kryetari i Kamenicës dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Vaksinohet Kryetari i Kamenicës dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Avatar photo Redaksia

I pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Suna Zajmi-Krasniqi, sot janë vaksinuar kundër COVID-19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.

Kryetari Kastrati tha se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen për shëndetin e tyre dhe të njerëzve përreth.

EkoHigjiena

“Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer.  Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit.  Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë në rradhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë”, tha Kastrati.

Edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, sepse vetëm në këtë mënyrë mbrohet shëndeti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.