Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendës i tij, Hasan Aliu kanë pritur sot në takim, Granit Sylejmanin, ushtrues i detyrës në KRU “Hidromorava” nga Gjlani dhe Kemur Mustafa nga njësia në Viti.
Bëhet me dije se në këtë takim është biseduar për rritjen dhe shtrirjen e kapaciteteve të ujit për 13 fshatrat e komunës së Vitisë.
Përfaqësuesit komunal kërkuan gjithashtu realizimin e marrëveshje të nënshkruar vitin e shkuar.
Ndërkaq është shqyrtuar edhe mundësit për investime në projektet për furnizim me ujë për fshatrat Ramjan, Novoselë dhe Radivojcë. /2LONLINE/