DYLON

Kryeministri Kurti: Qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve

Kryeministri Kurti: Qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizituan shtëpinë muze të familjes Qerkezi. Aty u pritën nga znj.Ferdonije Qerkezi, znj.Nesrete Kumnova dhe përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për ndriçimin e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve.
Baca Halim, Artani, Armendi, Ardiani dhe Edmondi janë emra që i njohim të gjithë dhe i mbajmë në zemër. Janë emra të vuajtjes e dhimbjes, të humbjes e pikëllimit, jo vetëm të Nënës Ferdonije, por të gjithë popullit dhe secilit qytetar, tha kryeministri Kurti.

EkoHigjiena

Ai tha se qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve, na ikurajon e na frymëzon.
Gjatë kësaj vizite u rikujtua edhe protesta e para 18 viteve, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, gjatë së cilës kryeministri Kurti, atë kohë si protestues, u arrestua bashkë me përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Duke i falënderuar për qëndresën e tyre, Kryeministri shprehu mirënjohje për angazhimin e nënave nga Gjakova, të cilat protestonin edhe për lirimin e të burgosurve nga burgjet serbe dhe që vazhdojnë aktivizmin e tyre, për të zbardhjen e fatit dhe të vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.