Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar gjithë mësimdhënësve festën e 7 Marsit Ditës së Mësuesit, me që rast ka shprehur përgëzime dhe u ka uruar për suksese të mëtejme.
“Te nderuar mësimdhënës. 7 Marsi është një ditë që na bënë t’i përkujtojmë me respektin më të veçantë të gjithë ata pishtarë të arsimit, që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime e sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe.
Misioni juaj për arsimimin e fëmijëve tanë nuk është vetëm përgatitja për jetën, ai është vet jeta. Ju jeni ata që siguroni edukim të vazhdueshëm për rritje profesionale, kulturore, ekonomike dhe shoqërore. Arsimi është arma më e fuqishme të cilën ne mund ta përdorim për të ndryshuar qytetin tonë”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haliti me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.