Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim miqësorë kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, së bashku më bashkëpuntorë.
Meqë kryetari Taravari ka qëndruar sot për herë të parë në Viti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka njoftuar me planet zhvillimore, veçoritë, përparësitë, projektet e shumta që janë realizuar e pritet të realizohen në komunën e Vitisë, si dhe për çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, social e të tjerë.
Në anën tjetër kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, u shpreh se komuna e Gostivarit është e gatshme të bashkëpunoj me komunën e Vitisë, si në arsim, kulturë, zhvillim ekonomik e projekte të tjera që mundë të realizohen bashk, duke pasë parasyshë që këto dy komuna, tani më kan një bashkëpunim shum të mirë mes vete.
Në fund të takimit, kryetari Haliti, përmes kryetarit Taravari, iu ka bërë ftesë të gjitha bizneseve të Gostivarit, që të jenë pjesë e zonës ekonomike, e cila tashmë është në përfundim e sipër, si dhe në shenjë falënderimi për vizitën, i ka dhuruar një dhuratë simbolike. /2LONLINE/