DYLON

Nënkryetari Aliu priti në takim përfaqësueset e organizatës UN Women

Nënkryetari Aliu priti në takim përfaqësueset e organizatës UN Women
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së organizatës UN Women, Vlora Nushi, me bashkëpunëtore.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit rreth projekteve që kanë të bëjnë me barazi gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinorë dhe avancimin e barazisë gjinore nëpër të gjithë sektorët.

EkoHigjiena

Nënkryetari Aliu ka falënderuar organizatën UN Women, dhe u shpreh se projekte të tilla janë të mirëseardhura në komunën e Vitisë. Poashtu, ai tha se barazia gjinore luan një rol të rëndësishem jo vetëm në institucione por edhe në shoqëri, dhe u shpreh i hapur për bashkëpunime të mëtutjeshme që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Në anën tjetër edhe drejtoresha Vlora Nushi, ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim rreth projekteve të kësaj organizate, të cilat po zhvillohen nëpër 12 komuna të Kosovës, ndërsa tani këtyre projekteve do ti bashkangjiten edhe 4 komuna tjera, në kuadër të tyre edhe komuna e Vitisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, si dhe zyrtarja komunale për barazi gjinore, Ibadete Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.