Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merr pjesë konferencën e dytë rajonale të programit ReLOaD – “Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies drejt përmirësimit të demokracisë lokale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë .
Bëhet me dije se kjo ngjarje ka për qellim vazhdimin e shkëmbimit të praktikave, përvojave dhe mësimeve të marra për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në nivelin lokal.
Në këtë konferencë është paraparë të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Përndryshe kjo konferencë është organizuar në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) ndërkaq ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).