DYLON

OAK dhe ATK diskutojnë për procesin e trajtimit tatimor për sektorin e ndërtimit

OAK dhe ATK diskutojnë për procesin e trajtimit tatimor për sektorin e ndërtimit
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mirëpriti në një takim menaxhmentin e ATK-së në përbërje me: Ekrem Hysenaj – Koordinator i projektit, Sami Salihu – Drejtor i shërbimeve të sektorit të tatimpaguesve dhe Nevahi Rexhepi – Menaxher i projektit.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi rreth një procesi të cilin Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është duke e implementuar. Procesi ka të bëjë me trajtimin tatimor në sektorin e Ndërtimtarisë në Kosovë, proces ky që ka rezultuar nga hulumtimet paraprake mbi performancën e sektorit përkatës, rreth të cilit ATK në Prill ka draftuar planin.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi falënderoi përfaqësuesit e ATK-së për takimin, duke shtuar që oda është e interesuar që të bashkëpunoj në zgjidhje të problemeve të identifikuara, e me të cilat bizneset vazhdimisht po përballen.

EkoHigjiena

Hysenaj theksoi që esenca e projektit është njoftimi i palëve të interesit në lidhje me ndryshimet dhe aplikimet e reja që do të bëhen për sektorin e ndërtimtarisë, duke i dhënë rëndësi primare edukimit të tatimpaguesve. Ai informoi për disa statistika të cilat ATK i ka nxjerrë për periudhën Janar – Dhjetor 2018, dhe të hyrat që kanë gjeneruar nga ky sektor.

Ndërsa Sami Salihu u shpreh që sektori i ndërtimtarisë ka disa rregulla të veçanta të cilat aplikohen, andaj edhe monitorimi do të bëhet përmes një qasje të re që njihet si qasje holistike, nga lartë poshtë, e cila do të ketë shtrirje horizontale. Ai tutje vazhdoi që ATK është e gatshme që vazhdimisht t’i ndihmoj tatimpaguesit.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj vlerësoi ATK-në për gatishmërinë për të ofruar sesione informuese për bizneset, duke theksuar që ato duhet të përkrahen më shumë, pasiqë janë duke u përballë me probleme shumë të mëdha e për të cilat OAK është duke punuar tash e tri vite.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – Kryetar i bordit, Hysni Zogaj- anëtar i bordit, Edon Bibaj – Avokat, Qendresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Rreze Cana – Zyrtare në OAK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.