Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” në Viti, për të parë nga afër punimet që po realizohen në kalimin e rrjetit të ujësjellësit të Letnicës nga gypi i vjetër prej asbest betonit në gypin e ri.
Me këtë rast kryetari i përgëzoi punëtorët për punën që po e bëjnë duke potencuar se finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Vitisë, konkretisht për lokalitet që furnizohen nga burimi i ujit në Letnicës.
Ai tha se me këtë pritet të bëhet edhe zvogëlimi i humbjeve në rrjet dhe pritet të këtë furnizim më të mirë më ujë për qytetarët.
Përndryshe projekti i ndërrimit të gypit ishte financuar nga Komuna e Vitisë dhe Dorsch/CDI. /2LONLINE/