DYLON

KGjK merr vendim për publikimin e raporteve të rregullta për punën e gjyqtarëve

KGjK merr vendim për publikimin e raporteve të rregullta për punën e gjyqtarëve
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi i 294-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast Këshilli ndër të tjera mori vendim që të publikohen raportet e rregullta për punën e gjyqtarëve, me këto të dhëna: emrin e gjyqtarit, natyrën e çështjes dhe llojin e vendimit që merret me çështjen.

Publikimi i këtyre statistikave, do të bëhet nga Departamenti i Statistikave të KGjK-së në ueb faqen e KGjK-së dhe do të fillojë nga muaji tetor 2022, për muajin shtator 2022 e tutje, e gjithë kjo me qëllim të rritjes së transparencës së gjykatave të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

“Me këtë vendim, KGjK avancon edhe një hap të rëndësishëm në procesin e rritjes së transparencës në sistemin gjyqësor”, tha Kryesuesi Zogaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.