Pas kthimit nga Festivali mbarëkombëtar “Vallja Dyshe në Breza”, të AKV “Kemajl Azizi” të cilët zunë vendin e parë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur në takim udhëheqësit e këtij ansambli.
Me këtë rast kryetari Haliti i ka uruar ata për suksesin e arritur dhe përfaqësimin dinjitoz që i kanë bërë komunës sonë, ndërkohë ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të jenë të përkushtuar, duke premtuar mbështetjen institucionale në të ardhmen.
Nga ana tjetër edhe kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Adnan Zenuni, si dhe anëtarët Ilaz Hajdari e Arsim Abazi, u shprehën falënderues për mbështetjen e deritanishme të institucioneve komunale.