Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, kanë pritur sot takim Komandantin e ri të regjimentit të parë të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi.
Gjatë këtij takimi që ka pasur karakter njoftues është biseduar për bashkëpunimin në mes të Komunës dhe Policisë me FSK-në në Gjilan.
Me këtë rast Kryetari Haliti i ka uruar Nënkolonelit Kuçi detyrën e re duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit.
“Dua të iu uroj detyrën e re. Komuna e Vitisë, është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me FSK-në. Natyrisht dua edhe të ju falënderoj për ndihmën e vazhdueshme të cilët na keni ofruar, në veçanti në këtë kohë të pandemisë nga virusi COVID-19”, u shpreh Haliti.
Gatishmërinë e bashkëpunimit në të mirën e qytetarëve e kanë konfirmuar edhe Komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore, Nënkolonel Albert Kuçi si dhe Komandanti i stacionit Policor të Vitisë, Kapiten Afrim Halili.
Gjithashtu u bë me dije se territori i komunës së Vitisë për shkak të terrenit të përshtatshëm përdorët shpesh nga FSK-ja për ushtrimet e ndryshme fushore.
Ndërkaq në ushtrim e fundit “Partnerët 19” që është mbajtur vitin e shkuar edhe në territorin e komunës së Vitisë ishte realizuar një ushtrim i përbashkët në mes të FSK-së, Komunës, Njësisë së Zjarrfikësve, Policisë dhe mekanizmave të tjera të cilat janë të përfshira në raste emergjente. /2LONLINE.com/