Ministri Abrashi thotë se kyçja në autostradën “Arbër Xhaferi” përmes Gërlicës është prioritet i prioriteve!

Ministri Abrashi thotë se kyçja në autostradën “Arbër Xhaferi” përmes Gërlicës është prioritet i prioriteve!

Realizimi i kyçjes në autostradën “Arbër Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë është cilësuar si prioritet i prioriteve nga Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës,  Arban Abrashi.

Kjo u bë me dije sot gjatë një takimi që u zhvillua në Viti, në mes të ministrit Abrashi dhe kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kreu i kësaj komune ka falënderuar ministrin Abrashi për punën që po bënë kjo ministri në gjithë Kosovën, por ka ritheksuar nevojën që kyçja në autostradën Prishtinë-Shkup “Arbër Xhaferi” të bëhet sa më parë përmes fshatit Gërlicë.

“Kyçja në këtë autostradë përmes Gërlicës është jo vetëm kërkesë e banorëve të komunës së Vitisë, por edhe të banorëve të fshatrave të Ferizajt dhe Kaçanikut. Gjithashtu duhet të zbatohet sa më parë vendimi që ishte marrë nga qeveri Mustafa që kjo kyçje natyrale të realizohet sa më shpejt dhe të jetësohet kërkesa e drejtë e shumë banorëve”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq edhe se kjo është edhe prioritet i prioriteteve duke theksuar se ata po bëjnë çmos që kjo që të realizohet sa më parë dhe që qytetarët të mos sillën rrotull.

Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për nevojën e realizimit të shumë projekte të tjera infrastrukturore në këtë komunë ndër to për qarkoren e qytetit të Vitisë, realizimin e hyrjeve dhe daljeve me Gjilanin dhe Ferizajin, ndërtimin e disa urave, rregullimin e rrugës Viti-Kërbliqë dhe rregullimin e rrugës alternative në Stubëll “Anton Çeta” si dhe projekte të tjera jetike për qytetarët e kësaj komune. /2LONLINE.com/

KOMENTE