DYLON

Haliti: Nuk po e shoh të mirë gjendjen me Covid-19

Haliti: Nuk po e shoh të mirë gjendjen me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nuk e sheh të mirë gjendjen epidemiologjike në përgjithësi. Sipas tij, pasojat janë të rënda dhe virusi është në mesin tonë gjithandej, ndonëse po duket që rastet pozitive janë në rënie.

Në mbledhjen e sotshme të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u bë thirrje që vazhdohet me zbatimin dhe respektimin e rekomandimeve dhe masave mbrojtëse, në mënyrë që sëmundja të mposhtet sa më shpejt.

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, me keqardhje e ka ndarë lajmin për vdekjen e mjekut të njohur Dr. Feti Hetemi. KKMSH iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hetemi, kolegëve e bashkëpunëtorëve si dhe miqve të doktorit, duke e vlerësuar lart kontributin e tij profesional, humanitar dhe atdhetar. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.