Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim zv/drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Abdullahu.
Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e menaxhimit të emergjencave dhe në krijimin e kushteve më të mira për Njësinë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Viti.
Me këtë rast në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Basri Aliu, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Hetem Jakupi, Komandant i NJPZSH-së në Viti dhe Udhëheqësi i Divizionit të Inspektorit Kryesor z. Kastriot Lajçi.
Sipas pjesëmarrësve ky takim ka pasur për qëllim prezantimin e gjendjes aktuale në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në territorin e komunës në nivel vendi, vlerësimin e mangësive, nevojave dhe obligimeve për ngritjen e kapaciteteve lokale dhe qendrore për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në rast fatkeqësie, shtrirjen e NJPZSH-ve në zonat e përgjegjësisë. /2LONLINE/