Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim zëvendësdrejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me të lidhur me projektet të cilat janë realizuar në komunën e Vitisë, në bashkëpunim me USAID-in amerikan, por edhe për projektet e përbashkët të cilat janë planifikuar të realizohen.
Haliti, ndër tjerash tha se komuna të cilën ai e udhëheq është e nderuar të bashkëpunojë me këtë mision duke potencuar se shumë projekte të USAID-it janë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
Ai në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e USAID-it me Komunën e Vitisë i ka ndarë znj. Mango një mirënjohje.