DYLON

Ministri Gashi vizitoi komunën e Kamenicës

Ministri Gashi vizitoi komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, vizituan komunën e Kamenicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe kryetari Kastrati biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë, duke e vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë.

Ministri Gashi tha se është duke trajtuar me prioritet shqetësimet e ngritura nga qytetarët e komunës së Kamenicës lidhur me vijën kufitare. Bazuar në urdhëresën e ish-komandantit të KFOR-it, Gjeneral-Major Salvatore Farina, të datës 12 maj 2014, është ndaluar shfrytëzimi i rrugës “By-pass”, rrugë e vetme e cila i ka mundësuar Policisë së Kosovës të ketë qasje në tri nga fshatrat e kësaj zone. Në këtë mënyrë, kjo zonë aktualisht është plotësisht nën autoritetin e plotë të KFOR-it.

EkoHigjiena

“Kam ardhur që për së afërmi të informohem për shqetësimet që kanë banorët e këtyre fshatrave dhe në të njëjtën kohë të shoh sfidat që ka komuna e Kamenicës, për të përmbushur obligimet në rrafshin e sigurisë në përgjithësi”, theksoi ministri Gashi.

Ndërsa kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, theksoi se është mirënjohës që ministri Gashi dhe deputeti Pacolli, kanë vendosur për ta vizituar komunën e Kamenicës, për t’i dëgjuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i Kamenicës, Kastrati, theksoi se për këtë komunë është e nevojshme vendosja e kamerave dhe shtimi i veturave të Policisë së Kosovës.

Pas këtij takimi, ministri Gashi vizitoi edhe Zyrën Raportuese të Policisë së Kosovës, në Karaçevë të Poshtme ku u mirëprit nga drejtorja e Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Elmina Mahmuti.

Në fund, ministri Gashi bashkëbisedoi edhe me banorët e kësaj zone, duke dëgjuar kërkesat që ata kishin dhe u zotua se këto kërkesa do të adresohen me prioritet në formë institucionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.