Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të Organizatës Ndërkombëtare LDA Albania, Qendrim Hoxha, me bashkëpuntoret Qendresa Nikqi, Donika Hoti dhe Artiola Rrustemi.
Qëllimi i takimit është shqyrtimi i mundësive për përfshirjen e të rinjvë vitias, në projektet e kësaj organizate ndërkombëtare siç janë LEAP dhe Salesforce.
Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, projektet parashohin të trajtojnë temat e inovacionit dhe teknologjisë modern.
Gjithashtu, përfshin edhe mbështetjen për të rinjt e komunës së Vitisë në zhvillimin e tyre përmes edukimit jo formal që mundëson LDA Albania, dega për Kosovë.