Gjilani dorëzon certifikatën e parë nga procedura e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Gjilani dorëzon certifikatën e parë nga procedura e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Komuna e Gjilanit e ka dorëzuar sot certifikatën e parë të pronës Mentor Arifit nga Kmetoci, që ka dalë nga procedura e legalizimit sipas ligjit mbi trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Certifikatën ia dorëzoi zyrtarisht kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, zonjës Suna Arifi, ndërkaq ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë mundësinë që vije nga procesi i legalizimit, pasi procedurat ligjore janë shumë të thjeshtësuara.

Kryetari Haziri tha se është shembull i mirë instalimi i kulturës së legalizimit të objekteve pa leje edhe në zonat rurale, pasi nga kjo përfitojnë të gjithë qytetarët, duke pasur lehtësime të mëdha në hapje të bizneseve dhe zhvillim të tyre.

Dorëzimi i certifikatës u bë në prezencën e dy drejtorëve të linjës, Salih Fazliu – Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë dhe Bekim Bajrami – Urbanizëm, Planifikim dhe Mrojtje të Mjedisit.

KOMENTE