Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim znj. Alexandra Linden, menaxhere e projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” nga GIZ-i Gjerman.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi në veçanti përfaqësuesit e këtij projekti janë njohur me gjendjen e përgjithshme me Komunën e Vitisë por është folur edhe mbi menaxhimi i mbeturinave, mundësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit në fushat e ndryshme si dhe rreth agjendës për hartimin e planit për menaxhimin e mbeturinave.
Në takim kanë marrë pjesë edhe: Drita Dinaj, ekspert për qeverisje komunale dhe Vjollca Behluli, këshilltare për qeverisje lokale.
Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti potencoi se çështja e ruajtës së mjedisit është një ndër prioritetet që ka vendosur qeveria komunale në Viti duke i njoftuar ato edhe me punën që ka bërë dhe po bënë komuna e Vitisë në këtë drejtim.