/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Recep Gürkan, kryetar i komunës Edirne të Turqisë. Gjatë këtij takimi ata kanë njoftuar njëri tjetrin mbi zhvillimet e gjithmbarshme në këto dy komuna por kanë biseduar edhe për mundësin e bashkëpunimit në mes tyre.
Përndryshe pas takimit ai i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani dhe të tjerë kanë vizituar edhe fshatin Ballancë të Vitisë, konkretisht objektin shkollor të këtij fshati pasi që Kryetari i Edirnës tha se familja e tij ka prejardhje nga ky fshat. /2L ONLINE/