Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë dje pjesë në një takim të organizuar nga Shoqata “Begunca” në Kanton Muri të Zvicrës.
Përfaqësues të kësaj shoqate bëjnë me dije se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth nismave të banorëve të fshatit Beguncë të Vitisë, për realizimin e projekteve vullnetare në interes të këtij komuniteti.
Beguncasit në Zvicër janë duke u bërë parapërgatitjet për ndërtimin e një murgu dhe pritore e cila do të ju shërbej atyre në rast të vdekjes.
Ky objekt pritet të ndërtohet në afërsi të Xhamisë së fshatit.
Përndryshe kryetari Haliti e ka shtuar vitiasit në mërgim gjithmonë ju kanë ndal në ndihmë bashkëvendëseve të tyre dhe për këtë ai shtoj se vitiasit ju janë mirënjohës.