DYLON

Nga katër vite burgim për të akuzuarit që të maskuar e me armë vodhën në Bankën Finca

Nga katër vite burgim për të akuzuarit që të maskuar e me armë vodhën në Bankën Finca
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. A. dhe A. L.. Të akuzuarit shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 23.02.2018 në ora 15:15 minuta, me maska depërtojnë brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës marrin nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, dëgjimit të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga të akuzuarit, ka shqiptuar dënim për të dy të akuzuarit me nga katër (4) vite burgim dhe nga dy mijë (2000) euro gjobë.

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.