/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar një pritje solemne për reprezentuesin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Urata Rama, si dhe komunitetin sportive të Komunës së Vitisë.
Në këtë pritje krahas kryetarit Haliti, morën pjesë edhe Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal, Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë për kulturë rini e sport dhe Emrush Azemi përgjegjës për sport në Komunën e Vitisë.
Urata Rama, është në mesin e 8 sportistëve të cilët përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, dhe ajo në këto gara merr pjesë si shenjëtare në disiplinën e gjuajtjes me pushkë ajrore në distancë 10 m.
Kryetari Haliti, ka thënë se pjesëmarrja e reprezentacionit të Kosovës në Lojërat Olimpike, është një e arritur e madhe e sportit kosovar në përgjithësi, por më e veçanta për Komunën e Vitisë, është fakti se në përbërjen e këtij reprezentacioni është edhe Urata Rama sportiste nga Komuna e Vitisë.
“Si komunë ndihemi krenar që në mesin e ekipit të Kosovës në lojërat olimpike kemi edhe përfaqësuesen tonë Urata Rama, të cilën e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim në arritjen e rezultateve me të cilat po na bënë krenar jo vetëm ne por gjithë Kosovën”, ka thënë kryetari Haliti, dhe ka shprehur besimin e plot se Rama edhe në LO do të shënojë rezultate që do të vlerësohen.
E, Urata Rama, reprezentuese e Kosovës në LO në Rio, ka thënë është përgatitur mirë që ta prezantoi Kosovën sa ë mirë në këto gara. “Falënderoi kryetarin Haliti si dhe DKRS për mbështetjen që më kanë ofruar në arritjen e rezultateve ditë deri tanishme si dhe për përgatitjet për Lojërat Olimpike.
Kurse Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë për kulturë rini e sport, ka thënë se kjo drejtori me gjithë kapacitetet veta ka mbështetur Urata Ramën drejt arritjes së këtij rezultati që vlerësohet në gjithë vendin. “DKRS do të vazhdojë ta mbështes Uratën dhe gjithë sportistët tjerë edhe në të ardhmen”, ka thënë Sylejmani.
Pos Uata Rmës normën olimpike për në Rio e kishte arritur edhe shenjëtarja Lumturije Rama, por për shkak ftesave të kufizuara për Kosovën ajo nuk do të jetë pjesë e këtyre lojërave olimpike./2L ONLINE/