Pjesëtarë të komunitetit Rom, Egjiptian dhe Ashkali (REA) nga komuna e Vitisë, do ta kenë mundësinë të regjistrohen falas në sektorin e gjendjes civile në këtë komunë.
Kjo u bë e mundur pas nxjerrjes së një vendimi nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.
Në këtë vendim thuhet se muaji prill shpallët si : “muaji i regjistrimit falas për komunitetin REA”.
Me këtë vendim gjithashtu obligohet drejtoria e Administratës në Viti, që të liroj nga taksat administrative të gjendjes civile të gjithë qytetarët nga komuniteti REA. /2LONLINE/