Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë punimeve që po zhvillohen në kuadër të samitit të katërt Global të Qyteteve në Nju Jork të ShBA-së, është takuar me personalitete të ndryshme si me kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, kryetarin e Stockholmit, Budapestit dhe të tjerë.
Kjo pasi që në këtë takim që po mbahet në margjina e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, po marrin pjesë 70 kryetarë të qyteteve më të njohura si ai i Nju Jorkut, Londrës, Rio de Janeiros, Stockholmit, komuna Gjermane, Holandeze dhe nga e gjithë bota e rajoni.
Përndryshe ky samit financohet nga Bashkimi Evropian, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Punëve të Jashtme Daneze. Në këtë samit janë bërë bashkë kryetar bashkish dhe komunash, drejtues të tjerë të qeverisjes vendore, aktorë të shoqërisë civile nga qytete dhe komuna të ndryshme nga vendet e ndryshme të globit. /2LONLINE/